• |
ide | kryesore

Rama, biletë në radhë të parë në ndeshjen e NBA

I pakategorizuar
Basket.jpg



Në Miami, ku ndodhet për një qokë familjare, kryeministri Edi Rama ndoqi edhe një ndeshje basketbolli të NBA. Në “American Airlines Arena”, lapsi.al mëson se Rama ishte ulur në reshtin e parë të sallës, ku biletat janë më të kushtueshmet, për të parë takimin mes Indiana Pacers dhe Miami Heat. Ndeshja, siç raportojnë mediat amerikane, u ndërpre për 30 minuta për shkak të një problemi me ndriçimin. Një ters me dritat që Rama e mori me vete edhe në SHBA, në vizitën që po bën tek disa miq që e kanë ftuar për një sebep familjar, bashkë me bashkëshorten (lexo lajmin më poshtë në rubrikën lajme të lapsi.al). Kryeministria dha sqarime se vizita ishte bërë me ftesë të miqve dhe jo për pushime, por nuk ka sqaruar ende se kush i paguan shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit të kryeministrit në Miami Beach, në SHBA. /Lapsi.al