• |
ide | kryesore

Detaje nga historia e dashurisë e Bekim Balajt me prezantuesen kosovare

Arkiva, Paparazzi
sdgdfhd.JPG



Një histori e re dashurie ka nisur për futbollistin e Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj. Ndonëse pak javë më parë është diskutuar se futbollisti kishte nisur një romancë me prezantuesen Ilda Bejleri, në fakt Balaj ishte duke shijuar fillimet e lidhjes me Elita Rudin, një prezantuese e re nga Kosova, e njohur për emisionin e saj “Express Rozë”. Por si janë njohur Bekimi dhe Elita dhe prej sa kohësh frekuentohen bashkë? “Bluetooth” ka zbuluar të gjitha detajet e historisë së tyre të dashurisë. Burime të afërta të çiftit kanë treguar se lidhja mes tyre ka nisur 5 muaj më parë.
 
“Elita ka udhëtuar së bashku me vëllain e saj drejt Kroacisë për të ndjekur një ndeshje futbolli ku luante edhe Balaj, madje tejet e bezdisur për këtë fakt, pasi nuk është aspak fanse e futbollit”, kanë treguar miqtë e çiftit. Me siguri, prezantuesja as nuk e kishte menduar se ky udhëtim do të shënonte edhe fillimin e një romance të këndshme me një nga meshkujt më të lakmuar shqiptarë.
 
“Në përfundim të ndeshjes, Elita është takuar me futbollistin, i cili ishte mik i vëllait të saj, e aty ka ‘shkrepur’ edhe shkëndija mes tyre”, konfirmojnë miqtë, sipas të cilëve, bukuroshja shqiptare ka shkëmbyer kontaktet me Balajn dhe kanë vazhduar komunikimin. Por, siç tregojnë miqtë, futbollistit i është dashur të insistojë për të fituar zemrën e bukuroshes 22-vjeçare, e cila sapo i kishte dhënë fund një tjetër marrëdhënieje të rëndësishme, atë me basketbollistin Dardan Berisha, i cili kohët e fundit po ashtu është përfolur për një lidhje me ish-të dashurën e Getoar Selimit, Florenta Islami.
 
Sidoqoftë, prezantuesja dhe modelja Elita Rudi nuk ka rezistuar gjatë… Gjatë kohëve të fundit prezantuesja udhëton shpesh drejt Kroacisë, për të takuar të dashurin e saj Bekim Balaj. Sipas miqve të tyre, futbollisti vjen rrallë në Prishtinë, për shkak të angazhimit me punën e tij, megjithatë distanca nuk i pengon aspak, duke qenë se Elita shkon të paktën një herë në muaj në qytetin e Rijekës në Kroaci, ku luan futbollisti i Kombëtares, Bekim Balaj. Megjithatë, Balaj ka shkuar në Prishtinë në datën 3 janar për të festuar me partneren e tij.
 
Çifti ka festuar në një nga ‘club’-et e Prishtinës, dhe kjo ishte shfaqja e tyre e parë si çift në publik. Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen atë mbrëmje ka qenë prania e Ilda Bejlerit, e cila, edhe pse ishte përfolur që kishte lidhje me Bekimin, në fakt është mikeshë shumë e afërt e tij dhe gjithashtu e prezantueses. Sa i takon rëndësisë së këtij raporti për futbollistin shqiptar, sipas burimeve të “Bluetooth”, Balaj ka insistuar që lidhja e tyre të bëhej publike, duke qenë se planifikon të ardhmen me bukuroshen nga Kosova, por ka qenë pikërisht Elita ajo që ka refuzuar. 
 
Prezantuesja ka thënë se, “nuk dëshiron të prezantohet me familjen e të dashurit të saj të ri, apo ta prezantojë atë me familjen e saj, të paktën derisa të vendosë një unazë në gisht”, kanë rrëfyer miqtë. Sidoqoftë, fejesa e tyre duket se nuk do të jetë shumë e largët, meqë të dy protagonistët e kësaj romance janë shprehur se e kanë marrë lidhjen shumë seriozisht dhe po planifikojnë të ardhmen me njëri-tjetrin./bluetooth