• |
ide | kryesore

Eni Çobani: Pse dështoi pajtimi i nënës me të birin (video)

Arkiva, Paparazzi
kjg.jpg



Përballja me djalin e saj në emisionin “Shihemi në gjyq” te programi e “E diela shqiptare” i ka shkaktuar një tronditje të madhe emocionale nënë Feridesë, së cilës i ra të fikët në skenë. Ajo ishte përfshirë në një sherr me të birin për çështje pronësie dhe nuk flisnin prej katër vitesh.

“Ishte një situatë shumë e rëndë, madje surprizë ishte dhe ardhja e djalit, i cili e tensionoi situatën dhe e bëri të ndihet edhe më keq nënën e tij. Na la pak të mendonim për pjesën ligjore, sepse në situata të tilla përfshihesh shumë emocionalisht”, – thotë për Opinion.al moderatorja e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani.

Duke folur për marrëdhënien mes nënë Feridesë dhe djalit të saj Eltonit, Eni Çobani sqaron se “është djali ai që kërkon më shumë seç duhet nga pronat e bashkëshortit të nënës së tij. Eltoni është rritur nga nëna dhe nga burri i saj. Ata i kanë dhënë një pjesë të mirë të pronës, por ai kërkon të marrë edhe më shumë nga çfarë i takon”, – sqaron juristja Eni Çobani.

Ajo siguron se tani kur marrëveshja nuk u arrit me ndërmjetësim, ajo do të prishet me një kontratë shitlblerje dhe prona do te shkoj tek i zoti. “Me ndërmjetësim Eltoni do të fitonte më shumë, por ai nuk e pranoi këtë gjë”, – ka thënë Eni Çobani. /opinion/