• |
ide | kryesore

Po thonë se kanë parë UFO-t në Tiranë!

Arkiva, Pikante
ufo ne tirane.jpg



Një foto e shpërndarë rrufeshëm në mediat sociale këtë mëngjes, ka ngritur dyshime mbi pretendimet e autorit të shkrepjes, i cili thotë se pas reve në qiell ishte fshehur një objekt fluturues. “Ky qytetar ka bërë pa vetëdije foton për të treguar trafikun e dendur dhe reshjet e shiut, por kur ka parë foton, dalloi renë e pazakontë të pa shfaqur ndonjëherë në hapsirën shqiptare”, shkruajnë mediat.

Shumë njerëz nuk do ta besonin këtë shpjegim, apo do të mendonin se është fotomontazh, por siç thuhet, shkrepja është vepër e një kuzhinieri të cilën e ka hedhur në profilin e tij të facebook. Për këtë, përdoruesit e internetit po thonë se kanë parë UFO tek “Brryli”.