• |
ide | kryesore

FOTO/ Brenda shoqërisë më të vjetër sekrete në botë

Arkiva, Planet
569587c31a00002d00ab067e.jpg



Ky është vendi ku Freemasonët i kryejnë ‘punët’ e tyre sekrete.
Freemasonët (masonët e lirë) janë anëtarët e një organizate sekrete të themeluar në Amerikë nga masonët më 1720. Sot, ekzistojnë rreth gjashtë milionë freemasonë në botë – 350,000 vetëm në SHBA, të organizuar në lozha të ndryshme regjionale nëpër botë.
 
Në fotografitë e kapura nga një fotograf, shfaqen për herë të parë e kaluara dhe e tashmja e tyre, traditat e mistershme të tyre që kanë qenë gjithmonë larg syrit të publikut, shkruan Express
 
Fotografi Jamie Kripke vizitoi një lozhë të tillë në Nju Meksiko. Ai e fotografoi atë nga brenda dhe fotografitë i publikoi për publikun.
 
“Kualiteti i dritës që pashë aty ishte ndryshe nga se e kisha parë ndonjëherë”, shkroi ai. “Kjo është arsyeja pse unë kthehesha çdo herë aty, duke kërkuar për më shumë dritë të tillë. Pas një kohe, unë u interesova në kulturën e tyre, dhe bëra foto që flasin për të”.
 
Edhe pse freemasonët portretizohen si shumë sekret në librat e tillë si Kodi i Da Vinçit dhe filmat e tillë si “National Treasure”, objekti i kësaj shoqëria sekrete u lejua që të fotografohej nga Kripke, që dokumenton interierin e objektit.
 
“Shumë njerëz e dinë se kultura Masonike është e zhytur në mister, kështu që ata e paragjykojnë atë”, tha ai. “Më pëlqen që mund t’ju tregoj njerëzve pjesën e brendshme të këtyre hapësirave dhe atë se çfarë ndodh prapa këtyre dyerve të mbyllura”, shtoi ai.
 
Se si duket ky objekt i kësaj shoqërie sekrete në Nju Meksiko mund t’i shihni fotot më poshtë: