• |
ide | kryesore

Frederik Ndoci zbulon një sekret për Xhoana Nanon

Arkiva, Paparazzi
riku.jpg



Të gjithë e mbajmë mend hitin shqiptar të viteve ’90, “Sytë e tu”, por pakkush e kujton se kjo këngë, pas pjesëmarrjes në Festivalin e RTSH-së, doli në publik me një videoklip.

Ka qenë pikërisht kantautori shkodran i cili ka rikthyer në vëmendje një fakt të harruar nga koha, që sot mund të quhet me plot gojën, “sekret”. “Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano është vajza protagoniste në videoklip”, ka rrëfyer Frederik Ndoci, duke thënë se atë kohë Xhoi ishte një adoleshente që ndiqte studimet në gjimnazin “Petro Nini”. “Xhoana ishte në sintoni me këngën me sytë e saj të thellë. Ajo ishte një bukuri e rrallë e asaj kohe, që iu bë vlerë e shtuar këngës”, shprehet këngëtari për Panorama.

Por siç thotë kantautori, videoklipi është zhdukur nga arkivat. Madje Frederik Ndoci ka treguar se edhe Xhoana Nano është interesuar për të gjetur klipin, ndoshta nga nostalgjia për rininë.