• |
ide | kryesore

Xhesika Ndoji flet për deputetin kriminel që i ofroi para për seks: Eshtë simpatik, por i martuar

Arkiva, Paparazzi
45055.jpg



Ftesa “e turpshme” që këngëtarja ka marrë ditët e fundit ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit. Xhesika Ndoj duket se ka tërhequr vëmendjen e një deputeti tepër të fuqishëm të Partisë Demokratike, që i ka bërë biondes seksi ftesën për të jetuar si një princeshë nëse pranonte të bëhej e dashura e tij. Deri më tani përgjigja e bukuroshes ka qenë jo, duke na rrëfyer se nuk dëshironte një burrë të martuar në jetën e saj.
 
Në këtë intervistë për “Bluetooth”, Xhesika pranon të ndajë disa detaje nga ky personazh kaq mister, që sipas saj është shumë simpatik, dhe tepër i famshëm për publikun shqiptar. Më poshtë këngëtarja na ka zbuluar detaje mbi identitetin e politikanit, e tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vrasim mendjen për të gjetur se për kë bëhet fjalë.
 
Xhesika ditët e fundit ka qarkulluar lajmin se një deputet i Partisë Demokratike ju ka ofruar një lidhje jashtëmartesore, si ratë në kontakt me këtë politikan?
Ka qenë një mikeshë e imja ajo që na ka prezantuar. Unë kam qenë në tavolinë me mikeshën time, e cila është menaxhere modelesh. Ky politikan ka menduar që unë isha modele, dhe ka qenë shoqja ime ajo që i ka thënë se unë isha këngëtare. Kjo gjë ka ndodhur rreth dy javë më parë. Unë e njihja edhe më herët, pasi është një personazh shumë i famshëm.
Çfarë shifre ju ka ofruar që të kaloni natën me të?
Ai ka thënë që vetëm të bëhet e imja dhe do ti ofroj gjithçka. Ka thënë që do të më jepte gjithë llogarinë bankare dhe nuk do ti mungonte asgjë, do të jetoja si një princeshë sheikësh nëse do të isha e tija.
Pas këtij propozimi e keni takuar më nga afër?
Jo, nuk kam pranuar ta takoj. Ka qenë shoqja ime ajo që ka këmbëngulur, pasi ai në disa raste i ka telefonuar duke i thënë shpesh që dua të takohem me Xhesikën, të rrimë për drekë ose për darkë në një vend ku nuk na sheh askush, por unë nuk kam dashur. Nuk kam pranuar sepse ai është i martuar ka familje, nga ana tjetër edhe unë kam një vajzë. Unë jam beqare dhe në kërkim të fatit, dua një beqar, jo të martuar.
A është simpatik?
Normal që është simpatik. Por gjithsesi është 40 vjeç.
Ju thatë që është deputet i Partisë Demokratike, i zonës së veriut, a është i famshëm për publikun shqiptar?
Është shumë, shumë, shumë i famshëm. Po nuk do të doja të jepja më shumë të dhëna, pasi do ta kuptonit menjëherë se për kë bëhet fjalë.
Pasi pa lajmin që qarkulloi në rrjetet sociale, a ju kontaktuar për t’ju thënë mos të bëni publik emrin?
Po, ka qenë shoqja ime, ajo që ka qenë edhe në mes të këtij muhabeti që më ka telefonuar duke më thënë se çfarë është kjo që kisha bërë. Megjithatë unë ja sqarova edhe asaj që unë nuk i kam përmendur emrin, por thjesht ka qenë një status i imi në “Facebook”, që më pas e largova, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave.
A ju ka kontaktuar personalisht deputeti për t’ua bërë vetë këtë ftesë?
Jo deri më tani nuk më ka marrë personalisht sepse unë nuk kam dashur që ti jap një numër timin personal. E gjithë kjo ftesa është bërë nëpërmjet shoqes sime. Ka qenë ajo disa herë që më ka marrë dhe më ka thënë më çmendi duke më pyetur për ty, çfarë ti them?
Mendon se edhe pse kjo çështje u mor vesh nga publiku, do vijojë të ta përsërisë ftesën?
Mendoj se po. Megjithatë unë jam e vendosur në përgjigjen që i kam kthyer, mbetet një jo.
A jeni ofenduar nga ftesa e deputetit për ju?
Jo, nuk është se jam ofenduar, sepse nuk është se më ka kërkuar hajde me mua vetëm një natë. Ai më ka ofruar një lidhje stabël, të fshehtë nga sytë e të tjerëve. Më ka ofruar një jetë si vajzë sheiku. Për të nuk do të isha vetëm një vegël e tij dhe do të më paguante për këtë. Por duke qenë se është një personazh shumë i famshëm dhe pak kriminel nuk pranova.
Thatë që është politikan i famshëm dhe pak kriminel, bëhet fjalë për një ish-ministër në kohën e Partisë Demokratike?
Jo, nuk ka qenë asnjëherë ministër.
/bluetooth/