• |
ide | kryesore

Pandeli Majkos i vodhën pallton brenda në Partinë Socialiste

Arkiva, Pikante
12654298_10153472578136523_2148306799043599646_n.jpg



Vëmendjen e të gjithëve në aktivitetin me FRESSH, në hollin e Partisë Socialiste e Joleza Koka. Por mesazhi çorientues i kryetares së FRESSH, e ka bërë efektin edhe në sallë. Pandeli Majko humbi pallton pas aktivitetit me anëtarësimet e reja. Majko mbërriti më herët se të tjerët në takim dhe pallton e la mes karrigeve, ku ishin ulur FRESSH-istët, raporton Panorama. Në fillim të ceremonisë, ai u ftua të lëvizte në pjesën qëndrore të sallës. Dhe ashtu bëri. Mes batutave, fjalimeve, kamerave dhe anëtarësimeve të reja, Majko u përfshi nga atmosfera. Në fund të aktivitetit doli jashtë i shoqëruar nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj. Në oborrin e PS u kujtua për pallton, por ishte shumë vonë. Në sallë kishin mbetur pak socialistë të rinj, që i thanë se nuk dinin asgjë. Majko qëndroi për një cast me buzëqeshjen tipike, kur i thanë se pallto nuk gjendej. Ditën e hënë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist ai erdhi me një xhup vjeshtor, raporton Panorama.