• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Shkëlqim Canit mbetet pa arsye, Edi Rama vetëm e lavdëron

I pakategorizuar
rama-cani.jpg



Kryeministri Edi Rama vazhdon të mos japë një përgjigje për arsyet e shkarkimit të Shkëlqim Canit si Ministër i Financave. Në emisionin “Shih Programin” të Enkel Demit ai tha se Shkëlqim Cani ka bërë një punë të lavdërueshme dhe se mbajtja e mandatit të deputetit ka qenë e rastësishme.

Pse ndodhën ndryshimet në qeveri?

Rast pas rasti, sipas rastit. Ka pas disa ndryshime rast pas rasti.

E pranoni se keni bërë gabim me zgjedhjen e Canit?

Jo fare, ai ka bërë punë të lavdërueshme në një periudhë shumë të vështirë dhe në përballimin e një sfide të madhe.

Pse nuk e dorëzoi mandatin, kishte marrëveshje?

Jo nuk ka pasur marrëveshje.

Jeni penduar për heqjen e mandateve?

Jo, absolutisht.

Pse nuk ia kërkuat Shkëlqim Canit mandatin?

Sepse u shty, pastaj ashtu mbeti. Nuk e di ekzaktësisht tani pse zgjati aq shumë, por u zgjat.

Gazetarët ta kujtonin shpesh…

Nuk para i dëgjoj gazetarët dhe ndoshta nuk kam pasur atë alertin e duhur.