• |
ide | kryesore

Erion Veliaj nuk ndalet, tashmë i kopjon dhe tekstin Obamës

Arkiva, Pikante
obama-veliaj-700x933.jpg



E kemi parë në dhjetra foto, në skena të sajuara identike si Presidenti Amerikan. Por se Erion Veliaj do kopjonte fjalë për fjalë Obamën, këtë e mësuam sot. Për 8 mars, duket se kryetari i bashkisë nuk pati diçka origjinale për t’u thënë femrave, ndaj u hodh tek “modeli” i tij që e njef me rrënjë e dhëmballë. Ashtu si presidenti i Shteteve të Bashkuara, mesazhi i të cilit qarkulloi që në orët e para të mëngjesit këtë ditë të shënuar, kryebashkiaku i Tiranës, në një shfaqje në Kombinat, artikuloi ekzaktësisht të njëjtën shprehje referuar femrave.  

“Çdo komb që dështon të edukojë apo punësojë femrat është i dënuar të ketë rënie ekonomike. Imagjinoni sikur të kesh një skuadër dhe të luash me gjysmën e lojtarëve – ky është budallallëk.” –  tha Presidenti Obama.

“Nëse në punët tona, qofshin këto në bashki, qofshin në qeveri, në njësi apo në këtë qendër sociale, nuk përfshijmë gratë, gjithçka do të jetë si një makinë që ecën me gjysmë shpejtësie ose si një ekip që luan me gjysmën e skuadrës.” – tha Veliaj.