• |
ide | kryesore

Ardit Gjebrea paditet në gjykatë për intervistën me Marjan Rrokun

Arkiva, Paparazzi
rroku.jpg



Intervista me Marjan Rrokun duket se i vuri në diskutim imazhin moderatorit të “E diela shqiptare” Ardit Gjebrea, i cili tashmë do të duhet të përballet edhe me më shumë pasoja.

Së fundmi, babi i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë nga ish oficeri i SHISH ka dorëzuar në gjykatë sot një padi ndaj Ardit Gjebresë. Ai e ka paditur për fyerje , dërkohë që çështja do të merret në shqyrtim nga avokati, Saimir Visha.

Rrëfimi i Rrokut, i intervistuar nga Gjebrea, ka ngjallur debate dhe sidomos ka indinjuar familjen Cana duke e çuar çështjen në gjyq.

Familja Canaj pretendon se versioni i dhënë nga ish agjenti i SHISH, në mars të 2001 nuk është aspak i vërtetë. Ndërkohë që gjatë intervistës Marjan Rroku ka deklaruar që nuk e kujtonte momentin e vrasjes.

Deklaratat e tij, dhe intervista në vetvete ngjalli shumë debat në rradhët e opinionit publik dhe intelektualëve. Jo vetëm për atë që u tha, por edhe për stilin dhe pyetjet e përzgjedhura nga moderatori Gjebrea. /express