• |
ide | kryesore

Të gjithë kundër Eneda Tarifës

Arkiva, Paparazzi
eneda hapja.jpg



U deshën vetëm pak orë nga publikimi, që përdoruesit e internetit  t’i kundërvihen egër produktit shqiptar, i cili pritet të na përfaqësojë në skenën e Eurovision-it. Të ndikuar nga super reklama; “Eneda Tarifa punoi versionin anglisht të këngës në studion e Robbie Williams”, duke e konsideruar këtë lëvizje si shpresën e fundit të shpëtimit prej “Përrallës” që nuk ngjiti qysh nga fitorja e FiK, shqiptarët u zhgënjyen.

Jo vetëm fansat e muzikës shpërthyen kundër Enedës, por as profesionistët nuk u kursyen në kritika. Këngëtarja Linda Halimi e thumboi e para në facebook, ndërsa shqiptarët e Kosovës u treguan më të ashprit ndaj “Fairytale”. “Versioni përfundimtar i këngës duket i pambaruar, si një ‘demo’ e cila nuk dihet për çfarë arsyesh ka ngelur përgjysmë”, tha një kompozitor i njohur për lapsi.al.

Krahas komenteve negative, (ndër të cilat evidente janë ato në ‘youtube’ ku përdoruesit e vlerësojnë dështim me votimin dukshëm kundër), një tjetër goditje vjen nga personazhet e faqes më të madhe që merret me Eurovision-in. “Wiwibloggs”, e njohur për influencën e jashtëzakonshme tek fansat e Festivalit Europian e ka masakruar Eneda Tarifën. “E ka shndërruar “Përrallën” në një këngë horror”, shihet tek tallen dy djemtë në videon-analizë, ku mes të tjerash ironizojnë me anglishten e këngëtares.

Pavarësisht nëse reagimi i “Wiwibloggs” që drejtohet nga homoseksualë mund të duket tendencioz, si një karma, rrejdhojë e deklaratave homofobe të Enedës një vit më parë, kujtojmë se as juria e Festivalit të RTSH-së nuk pati guximin të dalë hapur, pro triumfit të këngëtares. Përmes një mekanizmi aspak transparent, fitorja i shkoi prezantueses së Portokallisë e cila deri në maj, do të duhet të durojë mbi kurriz jo vetëm mllefin e atyre që e akuzuan për manipulim, por tashmë, talljen e europianëve në dorë të të cilëve, mbetet fati i Shqipërisë.