• |
ide | kryesore

Këngëtari i famshëm italian i vjedh shprehjen kryeministrit Rama?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Jovanotti, kantautori i mirënjohur italian ka publikuar një javë më parë, videon e tij të re me titull, “Non hai visto ancora niente”.

Kënga e cila doli në dritë vitin e shkuar, përkthehet fjalë për fjalë, “nuk ke parë akoma asgjë”, pra mot a mot, si shprehja hit e kryeministrit Rama, i cili iu drejtohej në vitin 2013, demokratëve në parlament.

Dyshimet janë se Jovanotti e kopjoi Edi Ramën, përderisa këtij të fundit ia kemi dëgjuar përpara italianit. Këtë e konfirmoi dhe vetë Arian Çani të premten në Zonë e Lirë.