• |
ide | kryesore

Deliriumi i Arminës/ Jep leksione stili me mini dhe dekoltenë jashtë

Arkiva, Paparazzi
armina.jpg



E nisi si pasion, përmes pjesëmarrjeve në konkurset e bukurisë. Por tashmë, Armina Mevlani duket se i ka hyrë seriozisht biznesit të modës. Pronare e një prej dyqaneve femërorë në Bllok (Delirium), ish-miss Albania u përfshi shpejt në organizimet e Javëve të Modës në Paris e Milano. 

Shih andej e apliko këtej, partnerja e Shkëlzen Berishës duket se krijoi një stil të sajin, i cili nuk ka dyshime të jetë, tejet provokues! Shërbimet fotografike për firma jo pak të njohura të të brendshmeve, shfaqën anën më sensuale të 24-vjeçares.

Sigurisht që blogu personal i kombinimeve ndikoi tek reklama e veshjeve që këto marka i besuan. Çdo postim i bukuroshes në mediat sociale duket si një leksion stili, elegance dhe feminiteti.