• |
ide | kryesore

Era Istrefi, në qendër të revistës së njohur amerikane Billboard

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



“Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është ylli i fundit që ka rënë në sytë e Patrick Moxeyt. Themeluesi i Ultra Music, shtëpisë së njohur muzikore, thotë se fillimisht Erën e dëgjoi në YouTube me hitin ‘Bonbon’”.

Kështu nis shkrimi për këngëtaren shqiptare, në revistën e famshme amerikane të muzikës, “Billboard”, që e krahason Erën me yjet botërore Rihanna dhe Sia dhe që flet për kontratën e 20-vjeçares me labelin e njohur.

“Mendoj se është e fantastike që Rihanna dhe Sia janë pikë referimi, por unë mendoj se më unike është ndjesia e Evropës Lindore në personalitetin e Erës, thuajse orientale. Këndimi anglisht-shqip e bën shumë speciale. Nuk mund ta krahasosh me asgjë”, është shprehur bosi i njohur i diskografisë.

Në shkrim citohet dhe Era Istrefi e cila ka thënë se përherë ka besuar që një ditë bota do të dëgjojë muzikën e saj, por nuk e priste që pikërisht ‘Bonbon’, të qe kënga që do i jepte famën internacionale.

Sa i përket planeve për të ardhmen, Moxey i Ultra Music ka treguar se nuk bëhet fjalë për thjesht një a dy këngë. “Në prill, Era Istrefi do të udhëtojë për në Los Angeles ku do të punojë albumin me disa emra të njohur të industrisë”, zbulon për “”Billboard” menaxheri i ri i këngëtares.