• |
ide | kryesore

Lori Hoxha ekspozon të pasmet, zbulon dhe mashkullin që e shoqëron në pushime

Arkiva, Paparazzi
lori barbos.jpeg



Njëherë që je në Barbados, nuk mund mos provokosh nën stilin e ikonës botërore me prejardhje nga ishujt ekzotikë. Si Rihanna, trashëgimtarja e Top Channel ka pozuar me një fustan rrjetë në det, megjthëse kjo foto, gjithashtu të sjell në mend paraqitjen e Bleonës në tapetin e kuq. 

Pushimet e Lori Hoxhës në plazhet përrallore po komentohen së fundi dhe për mashkullin që e shoqëron, për të cilin u tha fillimisht, se është reperi Ledri Vula. 

Por, si për t'i dhënë fund thashethemeve, trashëgimtarja e Top Channel është detyruar të postojë një 'snap' nga i dashuri, Vis Bajraktari. Me moshatarin e saj, Lori ka një raport të vjetër dashurie, me të cilin siç duket po shoqërohet edhe në Barbados.