• |
ide | kryesore

Motra e Taulant Ballës: “Me vëllain tim nuk ndajmë të njëjtat interesa”

Arkiva, Paparazzi
dddddd.jpg



Dy ditë pas përplasjes së dhunshme mes policisë dhe protestuesve kundër betonizimit tek Liqeni, motra e deputetit socialist komentoi në lajmin e shpërndarë nga mikesha e saj, së cilës policia i kishte arrestuar bashkëshortin.

"Më vjen turp për këta njerëz që kam votuar", shkruajti motra e Taulant Ballës, duke u bërë menjëherë pjesë e lajmeve në portale për mënyrën e të thënit të gjërave troç e pa ndrojë.

Por, deklarata kundër qeverisë së të vëllait deputet, duket se e ka vënë përpara përgjegjësisë motrën e vogël, e cila është rikthyer me një reagim të ashpër duke shigjetuar mediat e për të vazhduar me tej me sqarime mbi marrëdhëniet e saj me Taulantin. Lidhur me pozicionin e saj për ngjarjen, Alba shkruan si më poshtë:

"Nje koment (nje qime) u be (tra) lajm i dites e i nates.

Kur une i shkruaj komente mikeshave te mia nuk jam as motra e Filanit as militantja e partise se Fistekut.

Keqardhje e madhe qe perdoret politikisht nje mesazh derguar dy miqve te mi, sepse ne radhe te pare jemi njerez, nuk jemi Blu apo Roze, une nuk kam ngjyra politike, nuk kam per te pasur asnjehere, pavarsisht bindjeve politike te ndonjerit prej familjareve te mij. Mendoj se jemi shume pak shqiptare per tu ndare sipas ideologjive politike.

Une kam vetem nje ngjyre, eshte familja ime vajza dhe bashkeshorti im, i cili per me teper, ska as lidhje me shtetin e politiken shqipetare sepse eshte i huaj.

Mua me vjen mire qe motrat e vellezerit shqiptare qenkan kaq te lidhur sa te ndajne interesat e tyre edhe kur kane familje dhe jete te ndryshme, sepse ne fakt ne mardhenien tone nuk funksionon keshtu.

E kam thene disa here, une dhe vellezerit e mi jetojme ne familje te ndara edhe secili sheh interesat e punen e vet.

Sa per "ekstraktin" e shkeputur nga komenti (ai qe u be tra): Turp me vjen qe me dhunohen miqte dhe nuk gjendet nje zgjidhje ashtu sic i ka hije nje vendi ne mes te Europes.

Turp qe duhet te nxjerrim armet per kende lojrash.

Turp qe fjalet e nje nene drejtuar nje nene perdoren per te kenaqur sponsorat politik te portaleve.

Turp e keqardhje per te gjithe ata qe nuk shikojne dramen e vertete ku eshte katandisur kjo shoqeri.", përfundon reagimi i motrës së Taulant Ballës.