• |
ide | kryesore

Armina flet për martesën me Shkëlzenin: Do i mbaj të dy mbiemrat

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Bukuroshja e njohur e ekranit ka qenë këtë të premte tek “Oktapod” në Vizion Plus. E ftuar për të ndarë eksperiencat e saj si e fashionista në eventet e modës dhe jo vetëm, Armina u ngacmua gjithashtu për jetën private.

Marrëdhënia e saj me djalin e ish-kryeministrit vazhdon të ngjallë interes në publik, ndaj moderatori Turjan Hyska këmbënguli t’i nxjerrë ndonjë lajm në lidhje me martesën.

Gjithë finesë, Armina duket se e kaloi me sukses këtë moment të vështirë duke thënë se ende nuk e kanë planifikuar këtë hap të rëndësishëm të lidhjes së tyre. Megjithatë ajo zbuloi se kishte dëshirë që pas kurorëzimit, t’i mbajë të dy mbiemrat, pra Armina Mevlani Berisha.