• |
ide | kryesore

A u pagua Ardit Gjebrea për intervistën me vrasësin Rroku?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Reportazhi 40 minutësh i transmetuar pak javë më parë në Tv Klan, në të cilin u tentua të rrëfehej jetesa e një të burgosuri brenda qelisë vazhdon të ketë pikëpyetje. Fillimisht dyshimet e ngritura iu referuan profesionalizmit të Arditit si gazetar ndërsa më pas, u përfol prapaskena e mundshme mbi ndonjë rryshfet që kantautori ndoshta kishte marrë.

Në fakt, për këtë çështje e cila duket se u keqkuptua Ardit Gjebrea, ka folur në një intervistë për Panorama.
Teksa pyetet për komentet e shumta pas intervistës, mes të cilave edhe që mori miliona për të, ai përgjigjet: “Janë dy kategori të përfshira në pyetjen tuaj. E para ndahet në: Ata të cilët nuk e kuptuan formatin “24 orë me…” dhe u kundërvunë, ndërsa të tjerët ashtu e menduan dhe u shprehën kundër. Sa për kategorinë e dytë që flasin për milionat, i them Zotit: “Fali, se nuk dinë se ç’thonë!”