• |
ide | kryesore

Era Istrefi bëhet lajm në televizionin gjerman “RTL2”

Arkiva, Paparazzi
rtl2.jpg



“Bon Bon” është një nga hitet më të luajtur momentalisht kudo në mediat europiane dhe krahas muzikës, Era Istrefi po komentohet edhe për stilin e saj ‘cool’.

“RTL2” transmetoi së fundi një material ku nënvizon faktin se 22-vjeçarja  jeton në Kosovë, në një vend ku 70 % e të rinjve janë të papunë dhe ku vitin e kaluar shumë banorë për shkak të gjendjes ekonomike kishin “marshuar” drejt Gjermanisë.

“Dëshiroj që njerëzve t`u jap shpresë dhe se mund të arrijnë atë çfarë ata duan, pavarësisht se nga vijnë ata”, thotë Era në intervistën për RTL2.

Kronika përfundon duke thënë se para Erës qëndron një karrierë e bujshme, e cila ndoshta mund të arrij edhe suksesin e Rihanna-s.