• |
ide | kryesore

Ke çuar mesazh gabim? Tani ke mundësi ta fshish (ndiq instruksionet)

Arkiva, Planet
sss.jpg



Keni shkruar ndonjëherë një mesazh, keni klikuar “dërgo” dhe më pas jeni penduar?

Të gjithë ata të cilët kanë dërguar më parë një mesazh teksa kanë qenë të nevrikosur, ose të dehur, tani kanë mundësi të përdorin një aplikacion të ri “Privates” i cili i jep mundësinë përdoruesve të pezullojnë një tekst apo foto para se marrësi ta shohë.

Përdoruesve të aplikacionit do ju duhet thjesht të shtypin “Recall” dhe mesazhi do të fshihet nga serveri i Privates.

Megjithatë, kjo funksionon vetëm para se mesazhi të jetë hapur-kështu që nëse keni ndërruar mëndje, është mirë që të veproni me shpejtësi.

Privates, është momentalisht i disponueshëm vetëm për telefonat iOS por së shpejti do të jetë edhe për Android e Windows.