• |
ide | kryesore

6 muaj pas humbjes së bashkëshoretes, Stefi “kapet mat” me një bjonde misterioze

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Duket se një jetë e re romantike po nis për këngëtarin nga Korça, Stefi Prifti, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga jeta e bashkëshortes, Marina. Artisti i cili e ndau dhimbjen e tij edhe në rrjetet sociale për gruan e ndjerë, që iku nga kjo botë në moshën 45 vjeçare pas një sëmundje të rëndë, iu rikthye aktivitetit artistik pas një pauze të shkurtër. Por duket se buzëqeshja i është rikthyer sërish Stefit, i cili është fotografuar nga paparazzi pak ditë më parë në shoqërinë e një bjondeje misterioze me të cilën ishte duke ndarë momente të ëmbla romantike. Vëllai i madh korçar është kapur mat në barin e Hotel Tirana International, duke shijuar një kafe me gruan që shihni në foto. Nuk dihet sa kohë kanë ata që shoqërohen, por gjithësesi për Stefin ky duket një fillim i ri në jetën sentimentale pas humbjes së bashkëshortes, me të cilën ishin dashuruar që studentë. Nuk dihet se si do e presin vajzat tashmë të rritura, Maria e Johana, hyrjen e një tjetër gruaje në jetën e babait të tyre./ Story