• |
ide | kryesore

Zhgënjehet Genta Ismajli, menaxheri: Top Channel ka fyer publikun shqiptar, kënga jonë më e dëgjuara!

Arkiva, Paparazzi
Genta-Ismajli.jpg



Lënia jashtë, e Genta Ismajlit nga klasifikimi “Top Awards”, ka nxitur reagimin e personit që menaxhon karrierën e këngëtares kosovare.

Adem Ramadani ka adresuar akuza në drejtim të stafit të këtij festivali, i cili pritet të mbahet më 24 qershor në Pallatin e Kongreseve.

“Pasi pamë mungesën e këngës, atëherë e kuptuam si konflikt personal ndaj nesh dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë kësaj ideje deri në momentin që nga ana e tyre nuk ka sqarime. Nga një kontakt që kam pasur me Ledion Liçon, ai më ka thënë shkurt: ‘Thjesht nuk mendojmë se ka arritur atë pikë mjaftueshëm’. Në një lloj forme ata kanë fyer mbarë publikun shqiptar duke shpërfillur shijet e tij apo edhe mediat e tjera, të cilat i kanë dhënë këngës hapësirë të jashtëzakonshme. Gjithsesi, ne vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt”, – kanë qenë fjalët e menaxherit për Blitz.al.

“Pasi analizuam çdo gjë, vendosëm që paraprakisht t’u bëjmë me dije atyre se kënga është materiali më i dëgjuar i momentit në çdo vend ku shqiptarët jetojnë”, – tha Ramadani për hitin “Shake it” nga Genta dhe Enton.

“Kjo gjë është fakt, në dallim nga disa këngë të tjera, të cilat shtyhen me presion, me interesa personale apo që tentojnë të imponohen me çdo kusht nga mekanizma të caktuar. “Shake it” është pranuar në masë jashtëzakonisht të madhe vetëm nga vullneti i lirë i njerëzve dhe nga dëshira e tyre për ta konsumuar sa më shumë. Brenda 2 muajsh ka afërsisht 16 milionë klikime në YouTube”, përfundon reagimin menaxheri i këngëtares.