• |
ide | kryesore

Puthja mes Putin dhe Trump bën xhiron e botës (VIDEO)

Arkiva, Planet
gettyimages-531157596-e1463172570228.jpg



Fotografia e një grafiti të pikturuar në mur, ku shfaqet presidenti rus Vladimir Putin dhe kandidati i mundshëm për president në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump duke u puthur në buzë, po çmend internetin.

Ajo po shpërndahet në mënyrë virale jo vetëm në rrjetet sociale, por ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave botërore.

Grafiti është pikturuar pranë një restorant në qytetin Vilnius, në Lituani. Ai është realizuar nga artisti lokal me emrin Mindaugas Bonanu dhe është zbuluar nga pronari i lokalit, ditën e enjte.

Imazhi i realizuar nga artisti është frymëzuar nga një shkrepje e famshme e vitt 1979  ku tregohet lideri sovietik Leonid Brezhnev që puthte presidentin e gjermanisë lindore, Erich Honecker.

I pyetur nga mediat lokale, pronarit i vendit ku ndodhet grafiti ka thënë: “ Shikojmë ngjashmëri mes dy heronjve, (Trump and Putin). Të dy kanë ego të madhe dhe është e habitshme që vijojnë gjithmonë të ecin përpara.