• |
ide | kryesore

Nissan ka mashtruar më shumë se Volkswagen?

Arkiva, Planet
Nissan-1-780x439.jpg



Autoritet në Korenë e Jugut, kanë njoftuar se Nissan do të dënohet për mashtrim të vlerave të emetimit të gazrave tek veturat e saj sportive me naftë.

Nissani japonez është një tjetër skandal i prodhuesve të veturave, që kanë mashtruar me testet për emetimin e gazrave të dëmshme në automjetet e tyre, transmeton Telegrafi.

Seuli zyrtar ka bërë të ditur se do të urdhërojë tërheqjen e qindra veturave të modelit Qashqai, për të cilat falë testeve të kryera është konstatuar se prania e softuerit ka manipuluar të dhënat për emetimin e gazrave të dëmshme.