• |
ide | kryesore

VIDEO/ 100 fëmijë të ‘pushtuar nga djalli’ në një shkollë

Arkiva, Planet
dj_1463641638-396842 (1).jpg



Rreth 100 fëmijë shkolle mendohet se janë pushtuar nga djalli, pasi thonë se shohin si vizion një burrë me të zeza, që tenton t’i vrasë. Nxënësit në Peru po kalojnë edhe kriza, përveçse kanë haluçinacione.

Ekspertët ende nuk kanë një përgjigje për këtë situatë, pasi shumë fëmijëve iu bie të fikët në shkollë.

Fëmijët janë nga mosha 11 deri në 14 vjeç.

Një parapsikolog thotë se ka dyshime se shkolla është ndërtuar mbi një vend ku janë gjetur shumë trupa të vdekur dhe kocka.

Vendasit besojnë se është një ndërhyrje e djallit.

Disa thonë se fëmijët kanë luajtur një lojë të quajtur Ouija, e cila thërret shpirtrat e të vdekurve.