• |
ide | kryesore

Rrëfimi i sinqertë i Arian Çanit: Përpara se të dilja në TV quhesha Mazllëm

Arkiva, Paparazzi
cani-1-1.jpg



Gazetari dhe moderatori i njohur i emisionit “Zonë e lirë” ka rrëfyer mbrëmjen e së premtes se edhe ai ka ndryshuar emrin.

Ai tha se para se të dilte në ekran ka pasur një emër tjetër, por e ndryshoi për arsye që nuk i bëri publike.

Çani tha se emri i tij i mëparshëm ishte Mazllëm.

Kuptohet që kjo ishte ironi me valën e shkaktuar nga formularët e dekriminalizimit ku shumë politikanë kishin ndërruar emrat.

Arjani tha se emri Mazllëm iu kujtua nga një film shqiptar.

Edhe Mazllëm Çani nuk do ishte keq për gazetarin e “Zonë e lirë”.