• |
ide | kryesore

Donald Lu: Korrupsionin e bëjnë udhëheqësit e partive politike, prokurorët dhe gjykatësit!

I pakategorizuar
donald-lu-300x221.jpg


Ambasadori amerikan Donald Lu tha se ka ardhur koha që politikanët të dëgjojnë zërin e popullit dhe të shohin se sa shqetësues mbetet niveli i korrupsionit në rradhët e politikës, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Deklarata e tij u bë në prezantimin e një sondazhi për korrupsionin në drejtësi.

“Problemi më i madh i korrupsionit mbetet tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim, ai tregon se populli shqiptar e kupton me vërtet se cfarë po ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët ta dëgjojnë”, tha Lu në takimin ku u prezantuan rezultatet e sondazhit për korrupsionin. Ai ka treguar edhe historinë tronditëse të një gruaje, si shembull i korrupsionit në drejtësi.

“Korrupsioni po mbush paratë e gjyqtarëve me para të pista. Korrupsioni po shkatërron jetët e qytetarëve shqiptarë. Të fortët dhe të pasurit e blejnë drejtësinë, të varfërit janë viktima. Një grua shkoi në sistemin gjyqësor, por vuajtjet e saj u shtuan më shumë. Kam mbetur i prekur nga historia e saj.

Gruaja e dhunuar gjeti më shumë vuajtje nga drejtësia. Gjykata i dha burrit të saj kriminel pasurinë, por edhe fëmijët. Fëmijët përfunduan në duart e abuzuesit. Arsyeja e këtij vendimi ishte thjesht korrupsioni”, tha ambasadori amerikan.