• |
ide | kryesore

Revoltohet reperi i famshëm shqiptar: “Top Awards, i dështuar dhe i kurdisur”

Arkiva, Paparazzi
2po2-e1441204805449-690x416_1466686402-7795054.jpg



Besnik Canolli i njohur në muzikë si 2PO2 ka vazhduar revoltën e tij ndaj festivalit “Top Awards”, që është parashikuar të mbahet mbrëmjen e 24 qershorit në Tiranë. Reperi i famshëm kosovar i cili edhe më herët ka reaguar në lidhje me padrejtësinë që sipas tij po i bëhet këngëve dhe karrierës së artistëve në këtë festival, ka shpërndarë një mesazh.

Në formë proteste, 2PO2 ka vendosur të bojkotojë pjesëmarrjen në këtë eveniment të cilin e quan të dështuar dhe të kurdisur, njësoj si ato që ka hasur në karrierën e tij 20-vjeçare. Njëkohësisht reperi nga Prishtina ka dhe një apel për gjithë artistët të cilëve u kujton se kanë arritur aty ku janë, falë punës dhe publikut.

“Përshendetje ' 
Të Premtën 24.06.2016 Ora 19h do duhej të isha në Tepihun E Kuq të Top Awards, i nominuar në 2 Kategori dhe i ftuar. Unë nuk do jem pjesë e këtij Evinementi. Me keqardhje sikunder do publikoj këngen time më të re "Çka Ka Ftyra Jem" si shenjë revolte jo specifikisht kundër Top Awards, por qëllimisht gjatë mbajtjes së këtij eventi që për mendimin tim është pasardhesi dinjotoz i të gjitha evinementeve të dështuara dhe të kurdisura që më kanë përcjellë gjatë karierës time 20-vjeçare. Me këtë rast un do i varrosi shpresat e një artisti se një ditë të kemi mirënjohje të mirëfillta siç ndodh në vendet perëndimore, aty ku edhe inspirohemi të gjithë!!!
Në të njëjtën kohë këtë mesazh e dërgoj edhe te të gjithë artistët pjesëmarrës apo jo në këtë event për t’iu thënë se njësoj sikur unë edhe ju keni arritur nga vetëvetja dhe me ndihmën e publikut. Shumica e artistëve aktualë në trojet
Shqiptare nuk janë prodhim Akademish. Por thjesht talentin e kanë nga Zoti dhe
me punë të madhe jemi ku jemi sot !!!
Të përbuzur nga të vetëquajturit "ELITË", por të dashur për publikun dhe të pa arritshëm nga ata që na mohuan !!” – shkruan 2PO2.