• |
ide | kryesore

Bastet favorizojnë Belgjikën përball Uellsit

I pakategorizuar
belgjika-780x439.jpg
Kombëtarja belge hynë si favorite në ndeshjen çerekfinale të Euro 2016.
 
Në plan-programin e sotëm do të luhet një ndeshje e rëndësishme, ajo në mes Belgjikës dhe Uellsit. Të dy kombëtaret do të luajnë fortë për të prerë një biletë për në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
 
Megjithatë, kombëtarja e Belgjikës vjen si favorite ndaj Uellsit modest, të cilët mbajnë shpresat vetëm tek ndonjë mrekulli e Gareth Bale apo Aaron Ramseyt.
 
Sipas kompanive të basteve, fitorja e Belgjikës shihet si tepër e lehtë, pasi kuotohet me koeficientin 1.85, barazimi 3.4, ndërsa fitorja e Uellsit me 5.25.
 
Pavarësisht tre mungesave të rëndësishme si Dembele, Vertonghen dhe Vermaelen, belgët shihen si favoritë për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret një përballje me Portugalinë, që mundi Poloninë pas penalltive. 


Kthehu