• |
ide | kryesore

Çifti grindet në stacionin e autobusit: Më lumtë b*tha (VIDEO)

Arkiva, Syri i Lapsit
dsdsdsdssss.jpg



Dhuna në familje vazhdon. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një stacion urbani në Gjirokastër. Nuk dihen arsyet e këtij debati, por ajo që dëgjohet në video është fjalori dhe mënyra sesi dy prindërit sillen në prani të fëmijës. Fjalë të psita dhe dhunë nga të dy. Ndërkohë raportuesi që ka dërguar videon bën me dije se dhuna është shtuar në këtë qytet. "Këtu ka filluar druri në masë", thotë ai.

Gruaja përsërit disa herë fjalët "Më lumtë b*tha", ndërsa burri i kthehet dhe i thotë se "Nuk më pëlcet, do vete në burg". Në ato momente gruaja, e cila mban një telefon në dorë, i qëllon me shuplakë në fytyrë.

Ai i kthehet me fjalët "Shiko si sillesh", por gruaja vazhdon me ofendimet, në ato momente ndërhyn fëmija duke thënë "babi lëre". Por, nëna e vajzës nuk ndalon dhe vazhdon me fjalët "Nuk më do b*tha" dhe se nuk do të rrijë me të. Kjo e ka nevrikosur burrin, i cili më pas e ka shtyrë pas stacionit dhe i mbyll gojën.

Ai i kërkon gruas që ta fus brenda në shtëpi, por mesa duket gruaja nuk e do një gjë të tillë dhe i kërkon të largohet. Nuk dihen arsyet e këtij debati dhe nëse çifti është i divorcuar, por ajo që të këput shpirtin është vajza e vogël që është e detyruar të shikojë këtë skenë dhe t'ju përgjërohet prindërve që të mos zihen./joq/