• |
ide | kryesore

Rey Manaj transferohet te Pescara

I pakategorizuar
manaj-637x360.jpg



Tashmë është zyrtare, Rey Manaj vesh fanellën e Pescaras. Sulmuesi i lindur në Lushnje do të mbajë mbi shpatulla peshën e sulmit të skuadrës abruceze pas largimit të Lapadullas.

19-vjeçari i Interit është transferuar në “Adriatico” i huazuar nga zikaltërit, të cilët vendosën ta mbajnë kartonin për të mos e humbur lojtarin që konsiderohet edhe si një nga talentet e së ardhmes.

Lojtari shqiptar i kaloi me sukses testet mjekësore në klubin e ri dhe gjatë ditëve të ardhshme do të nisë stërvitjen me skuadrën e tikthyer në Serie A.

Klubi i Pescaras postoi fotot e testeve mjekësore rutinë. Ky është një kapitull i ri për lojtarin shqiptar, i cili do të gjejë hapësira të konsiderueshme në sulmin e Pescaras për të treguar aftësitë e tij.

Interi synon që Manaj të fitojë sa më shumë eksoeriencë në një klub ku ka mundësi aktivizimi dhe më pas ra rikthejë në “Apiano Gentile” për t’i ofruar mundësi më të mëdha aktivizimi.

Marrëveshja e huazimit te “delfinët” është parashikuar të zgjasë për 1 vit, por nuk përjashtohet mudnësia që në fund të sezonit palët të arrijnë një tjetër marrëveshje. Manaj i hodhi hapat e parë me skuadrën e Piacenzas në vitin 2008 ndërsa shpërtheu në radhët e Cremoneses.

Hapin cilësor 19-vjeçari e bëri në vitin 2015 me transferimin te Interi dhe ky do të jetë sezoni i së vërtetës për sulmuesin shqiptar i cili synon të tregojë në fushë klasin e tij për të merituar vëmendjen e Interit.