• |
ide | kryesore

Fatos Nano dhe Xhoana zgjedhin sërish Greqinë për pushime (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
5-149.jpg



Ata duket se nuk i ndahen për pushime Greqisë! Ndërsa vjet kishin zgjedhur ishullin Jonian, Kefalonia, këtë vit “ICONstyle” zbuloi se ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana kanë zgjedhur për pushime në ishullin Zakynthos. “ICONstyle” sjell pamjet e çiftit në ishullin Jonian, ndërsa shikohen duke shijuar një darkë të qetë në çift.

Të dy duken të fokusuar pas telefonave, ndërsa shfaqen të veshur “casual”, si për pushime. Në fotot duket qartë se Fatos Nano nuk ka ndryshuar me peshën trupore, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për bashkëshorten e tij.

Fatos Nano ka zgjedhur një bluzë me vija, ndërsa bashkëshortja e tij Xhoana, një bluzë të zezë. Ndërsa djali i tyre Klajdi duket se nuk i shoqëron prindërit me pushime. Vitin e kaluar ndërsa pushonin në Kefalonia çifti zhvilloi edhe një takim me autoritetet lokale.