• |
ide | kryesore

VIDEO/ Reagimi i fëmijës kur nëra heq vellon pas lirimit nga ISIS

Arkiva, Planet
iii-780x439.jpg



Frikën që ISIS e ndjellë në zemrat e të burgosurve të tyre, e tregon më së miri një video prekëse e postuar së fundmi në internet, ku shfaqet momenti kur një djalosh i vogël mundohet me çdo kusht të mbulojë fytyrën e nënës së tij, pasi ajo kishte hequr mbulesën si shenjë gëzimi që është çliruar nga terrori.

Kjo nënë ka bërë një gjest të fuqishëm simbolik, pasi falë trimërisë së rebelëve sirianë, arriti t’i shpëtojë kthetrave të Shtetit Islamik. Gratë e burgosura nga organizata terroriste Shteti Islamik, detyrohen të bartin mbulesa, rroba të gjera si dhe doreza.

Por pasi që ajo i ka shqyer këto rroba, i biri i saj mbeti i tmerruar për faktin se ishte ende i traumatizuar dhe i dinte pasojat që mund të jenë nëse një e burgosur e ISIS-it zbulon fytyrën, dhe kështu me çdo kusht mundohej t’ia mbulonte sërish fytyrën nënës.

Megjithatë, nëna u mundua ta kuptojë të birin e saj, duke i thënë se gjithçka është në rregull dhe se tani janë të lirë. Kjo video është filmuar në qytetin sirian Manbij, që është çliruar nga forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/