• |
ide | kryesore

Përçahet grupi i gazetareve femra, shikoni si kanë përfunduar në Jug

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Dikur nuk ndaheshin nga sho-shoqja; Iris Luarasi, Desada Metaj, Fiori Dardha, Ilva Tare, Elona Meço, etj, i shihje në çdo aktivitet bashkë. Por, me gjasë diçka ka nodhur mes femrave të njohura të medias, të cilat prej disa kohësh kanë vendosur të mos shfaqen më pranë njëra-tjetrës.

(Monika Kryemadhi,Elona Meco, Fiori Dardha, Iris Luarasi, Desada Metaj, nje nate me pare ne Folie Marine)

Ky fund gushti, duket se nxorri zbuluar krisjen në marrëdhëniet mes tyre. Ndryshe nga herët kur festat e LSI-së bëheshin sebep që koleget të pozonin për të treguar "forcën e femrës", në foton gjatë festës së LRI-së në Folie Marine në Jalë, munguan dy prej figurave kryesore të grupit. Ilva Tare dhe Mira Kazhani jo se ishin të zëna me punë, përkundrazi pak plazhe me tutje, ato duket se nuk morën mundimin të bashkoheshin me ish-shoqet në eventin e natës.

(Ilva Tare dhe Mira Kazhani ne Drimadhes)