• |
ide | kryesore

Shorti i Champions League i trukuar? Roberto Carlos ndërroi goglën (VIDEO)

I pakategorizuar
roberto-carlos_khlc3uc0zq0z1cmucytig0ers.jpg



Mjeshtri i goditjeve të dënimit te Brazili, Interi apo Reali i Madridit, Roberto Carlos u thirr të ishte një ndër ata që do të tërhiqnin goglat në shortin e ndarjes së grupeve të Champions League. Por ajo që ka bërë përshtypje në rrjetet sociale është një moment kur ish-mbrojtësi merr një gogël në dorë, e mban disa çaste dhe më pas e vendos prapë në vazo ku pasi i përzjen nxjerr një gogël tjetër. Gogla që hap është skuadra e Ludogorets që u vendos në një grup me Arsenal, Basel dhe PSG në grupin H. Prej vitesh hedhja e shorteve ndiqet me vëmendje pasi shpesh bëhen aludime që disa nga goglat janë më të nxehta për ti vendosur në grupe të caktuara, por asgjë prej tyre nuk është faktuar./lapsi.al/