• |
ide | kryesore

Arrestohet konkurentja braziljane e spektaklit “Dance With Me”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Kanë mbetur edhe pak ditë deri në nisjen e spektaklit por ‘Dance with me’ ka arritur të befasojë sërish me zhvillimet e minutave të fundit. Pasi u konfirmua se Einxhel Shkira nuk do jetë pjesë e spektaklit,një tjetër konkurente është në pikëpyetje për pjesëmarrjen dhe kjo varet e gjitha nga policia. Po, nga policia! Mbrëmë pas mesnate siç mëson Prive.al nga burime të afërta është arrestuar/ndaluar nga forcat e rendit Jessy Hennessy, pjesëtarja e kastit të fytyrave publike që do na argëtojnë për javë të tëra rresht.

Nuk dihet saktë arsyeja e këtij incidenti por Prive.al ka siguruar foto ku Jessy, e njohur për këngët e saj me Gjon Karricën shihet me pranga në duar. Fakti që i heq dilemat se bëhet fjalë për braziliano-iranianen është tatuazhi që vërehet qartë në dorën e saj.