• |
ide | kryesore

Rituali horror në Indonezi, zhvarrosin të vdekurit dhe bëjnë foto me ta (Foto+18)

Arkiva, Planet
Mummies-Get-A-Change-Of-Dress-During-Manene-Ritual-In-Indonesia-1.jpg



Festivali “Ma’nene” në Indonezi u jep të gjithë njerëzve mundësinë që të respektojnë edhe një herë pas vdekjes njerëzit e tyre të afërt, pjesëtarët e familjes, të cilët kanë ndërruar jetë.
Por në fakt nuk është një ritual i zakonshëm, ku dërgohen lule apo ndizen qirinj, pasi popullsia në Torajan i zhvarros trupat e të vdekurve, i pastron ata dhe u vesh rroba të reja.
 
Ky ritual ndodh çdo tre vite në ishujt Sulawesi dhe ka gati 100 vite që ndodh në mënyrë të rregullt.
 
Sipas “Daily Mail”, njerëzit e fisit “Torajan” i kushtojnë një rëndësi të madhe vdekjes, duke qenë se e konsiderojnë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetë. Për ta, vdekja nuk është fundi, por një hap tjetër në një udhëtim shpirtëror.
 
Pasi trupat zhvarrosen, pastrohen dhe vishen, njerëzit e familjes bëjnë fotografi pranë tyre.
 
Atyre iu hiqet edhe mishi i kalbur, për të ngadalësuar procesin e dekompozimit, sa më shumë të jetë e mundur. I gjithë rituali është një mundësi për familjarët, që të nderojnë dhe të respektojnë edhe pas vdekjes të afërmit e tyre.
Rituali horror, zhvarrosin të vdekurit dhe bëjnë foto me ta (Foto+18)