• |
ide | kryesore

Plas në “Dance With Me”, kërcënon Bleona: Më jepni lekët që më keni borxh

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Këtë të hënë ka nisur në Tv Klan spektakli i kërcimit “Dance With Me”. Gjashtë çifte të njohur personazhesh u prezantuan për herë të parë përpara publikut dhe jurisë. Por në prapaskenë, diç po luhej. Rozana Radi e cila është angazhuar këtë sezon si ndihmësja e Alketës ka postuar një foto që lajmëronte nisjen e spektaklit. Mirë po, euforinë e këngëtares duket se e ka prerë në mes një koment i befasishëm i mikeshës së saj, Bleona Qereti.

“Bejbi” siç i thërriste Rozana, këngëtares që jeton në Shtetet e Bashkuara, e ka kërcënuar publikisht tekstshkruesen duke i kërkuar lekët borxh. Pavarësisht se ky koment duket sikur i drejtohet producenteve të ish-spektaklit “Your Face Sounds Familiar” ku Bleona ishte në juri, nuk dihet pse këngëtarja ia kërkon borxhin Rozanës?