• |
ide | kryesore

Vdes një tjetër futbollist në fushën e lojës

Arkiva, Sport
wiljkinson-780x439.jpg



Daniel Wilkinson ka vdekur gjatë një ndeshjeje futbolli ditën e hënë, pasi u rrëzua në fushë.
 
Mbrojtësi i Shaw Lane zhvillonte një ndeshje të kupës kundër Brighouse Town në St Giles Road kur ndërroi jetë. Ai ishte 26 vjeç.
 
Ekipi i shpëtimit intervenoi në fushë dhe pastaj u dërgua në spitalin në Halifax. Mirëpo, as atje mjekët nuk ia dolën që t’ia shpëtonin jetën.
 
Besohet se shkaktar i vdekjes është infarkti në zemër.
 
Wilkinson në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Hull Cityt.