• |
ide | kryesore

E rrallë/ Robotët e “Transformers” bëhen realitet në Turqi (VIDEO)

Arkiva, Sport
bmw-transformer-letrons-12.jpg



Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi menduar se makinat e filmit “Transformers” ishin imagjoinare, por në fakt tashmë robotët gjigandë janë bërë realitet. Nuk na besoni? Hidhini një vështrim këtyre fotove apo videos më poshtë dhe bëhuni gati të mbeteni të surprizuar.

Janë prodhuar në Turqi nga një kompani e quajtur “Letrons” dhe kjo që shihni është një “Transformer” e vërtetë dhe funksionale. OK! Ndoshta jo tamam funksionale sepse nuk lufton Decepticons, apo të fluturojë, por lëviz njëlloj si ata robotë. Atë mund ta kontrolloni si një makinë nëse e doni të tillë, ose me anë të një telekomande nëse ju pëlqen si robot. E doni një të tillë? Kush nuk do ta donte, por ju paralajmërojmë se çmimin e ka të kripur. Nëse ju intereson shihni faqen e tyre online. /lapsi.al/

bmw-transformer-letrons-6