• |
ide | kryesore

Sondazhi i Artur Zhejit/ PD fiton 75 përqind të votave

I pakategorizuar
zheji.jpg


Gazetari Artur Zheji, ka publikuar sot në faqen e tij online rezultatet e një sondazhi 7 ditor, i cili ka dhënë shifra befasuese.
 
Sipas sondazhit të Zhejit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, për Partinë Demokratike do të votonin 75 përqind e pjesmarrësve në sondazh. Ndërsa PS renditet e dyta, me 14 përqind, vetëm 2 përqind më shumë se LSI, e cila vjen e treta.
 
Mesa duket lexuesit e Artur Zhejit janë në sinkron me opozitarizmin e shfaqur së fundi nga vetë Zheji dhe faqja e tij online. 
 
Më poshtë sondazhi i paraqitur grafikisht: