• |
ide | kryesore

Dështimi i dy martesave dhe varësia ndaj bixhozit, këngëtari shqiptar rrëfen dramën e tij

Arkiva, Paparazzi
endri-prifti1.jpg



Endri Prifti i cili konsiderohet si një prej këngëtarëve më të dashur për publikun ka rrëfyer në një intervistë të vërtetat e jetës së tij. Këngëtari korçar është baba i dy djemve nga martesat që ka patur, por duket se problemet e kanë shoqëruar gjithnjë dhe përveç muzikës shumë gjëra i kanë shkuar keq. Këto momente Endri Prifti i ndan me publikun pa dorashka, në këtë prononcim për gazetën Panorama.

Kanë bërë përshtypje dy statuse në rrjetet sociale, ku bëje reflektim mbi jetën tënde, dhe ato që mund të quhen gabime të tuat. Realisht, çfarë mendon për ishet e tua?

Për ish­et e mia nuk dua të flas. Secila ka jetën e saj dhe mund të bëjë çfarë të dojë, nuk më përkasin më mua. Kanë kaluar dhe s’dua më të përmend asgjë nga e kaluara ime. Kam vetëm dy djemtë e mi, që më bëjnë të jetoj dhe të këndoj i lumtur.

Pas martesave të dështuara, vërtet shpreson ende te dashuria e vërtetë? Si e fantazon gruan me të cilën do të ndash jetën?

Patjetër që do të gjej dashurinë e vërtetë, sepse gjëja më e bukur për mua është dashuria e vërtetë. Se çfarë kërkoj, kjo s’ka përgjigje. Të gjithë i dinë rregullat e dashurisë së vërtetë, që lidhet me lumturinë e një çifti.

Në një prej rrëfimeve të tua përmendje edhe bixhozin. Është ky vesi që të ka dëmtuar?

Patjetër e kam pasur dhe këtë ves, i cili nuk ekziston më tek unë. Kam luajtur jo për të fituar, por për të hequr mendjen dhe më pas kuptova se e dëmtoi shumë ekonominë time. Kryesorja është që dhe kjo është një e kaluar. Mund të më shohë prapë ndonjëri në ndonjë kazino në botë ose në Vegas, por do ta shoh si argëtim pa shifra që të dëmtojnë. Thjesht si ekskursion dhe argëtim me shokët, apo me shoqet e mia.