• |
ide | kryesore

Probleme në kombëtare/ Dëmtohet edhe Ledian Memushaj

Arkiva, Sport
Memushaj-stervitje-470x467.png



Ledian Memushaj do ta ndjekë ndeshjen kundër Lihtenshtejnit nga… tribuna. Mesfushori i kombëtares nuk do të jetë në dispozicionj të trajnerit De Biazi për këtë sfidë për shkak të një dëmtimi që ka.

Megjithatë, burime pranë stafit të kombëtares për “Panorama Sport” kanë bërë me dije se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Spanjës.

Kapiteni i Peskarës është kursyer nga stafi për këtë sfidë në mënyrë që të jetë një nga alternativat në gatishmëri të trajnerit dhe skuadrës për takimin e së dielës.