• |
ide | kryesore

Zbulohet tutori i Encës, reperi merr në dorë jetën private të këngëtares

Arkiva, Paparazzi
IMG_7190.JPG



Leksioneve të liderit, me sa duket nuk i është bindur. Pjesëtarja e OTR, duket se është ndëshkuar nga vetë Noizy i cili tashmë, nuk i tregon më 20-vjeçares vetëm se çfarë duhet të bëjë në skenë, por edhe si të veprojë me jetën private.

Në një video të shpërndarë në Snapchat, Enca shihet e “poseiduar” nga Noizy i cili me sa kuptohet ka zhdukur disa prej miqve të saj në IG, duke e tkurrur në 98 numrin e personave që ajo ndjek. Si për t’u shfajësuar, Enca thotë se nuk është ajo fajtore për ‘unfollow’, ndërsa Noizy “fryhet” duke treguar gishtat e mesit dhe thotë se ai është “menaxheri”.

Nuk dihet se përse Noizy e ka bërë këtë gjë, por ajo që mund të thuhet tashmë është fakti se 30-vjeçari po bën “ligjin” në jetën e saj.