• |
ide | kryesore

Tension në fund të ndeshjes mes Gjokës dhe drejtuesve vlonjatë

Arkiva, Sport
Prodani-Gjoka-Behari.jpg



Fundi i takimit mes Flamurtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore është shoqëruar nga një incident disi i pakëndshëm. Drejtuesit vlonjatë kanë shfaqur një sjellje të ashpër ndaj trajnerit të Kukësit, por ky i fundit ka qënë i qetë duke mos reaguar, dhë në këtë mënyrë gjithçka është mbyllur shumë shpejt pa degraduar situata në ngjarje më të rënda. Tensioni që ekziston mes drejtuesve të Flamurtarit dhe ish-trajnerit të tyre Ernest Gjoka, vjen si pasojë e pretendimeve të këtij të fundit për pagesa të pashlyera nga vlonjatët. Për më tepër Gjoka ka fituar dhe gjyqin ndaj Flamurtarit sa i përket këtij borxhi, dhe në rast mosshlyerje në një kohë të shpejtë, skuadra vlonjate rrezikon penalizimin me pikë në renditje/ Panorama Sport