• |
ide | kryesore

10 bestytnitë që shqiptarët u besojnë verbërisht

Arkiva, Planet
shqipet-560x347_1477048240-938837.jpg



Besëtytnitë padyshim që janë pjesë e çdo populli dhe për to ende dëgjohet të flitet edhe tek shqiptarët.
Por, cilat janë 10 besëtytnitë që shqiptarët ende i besojnë? Më poshtë "lajmi.net" i ka radhitur 10 nga besëtytnitë që disa njerëz ende i besojnë:
 
Kur macja e zezë “të pret” rrugën
 
Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua "pret" rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin ose të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.
 
E martja "e zëzë"
 
Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punëdore apo punë të tjera.
 
Prerja e thonjëve natën
 
Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjëve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë, edhe vdekje për një ditë.
 
Paratë
 
Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.
 
Gëzimi
 
Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.
 
Lemza
 
Ndoshta, ende e dëgjoni thënien “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).
 
Akrepat e orës
 
A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh., kur ora është 11:11, 15:15 etj.
 
Patkoi i kalit
 
Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjell fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju "derdhet" e tëra.
 
Hurma në kuletë
 
Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?
 
Pasqyra e thyer
 
Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u "shtyhet" për shtatë vjet.