• |
ide | kryesore

Prezantuesja shqiptare kapet mat me të dashurin e ri në aeroport

Arkiva, Paparazzi
e06368ddb30bd42274630c115ed133bd.jpg



Elita Rudi duket se e ka harruar plotësisht sulmuesin e Kombëtares. Prezantuesja kosovare, pa pranuar publikisht ndarjen me Bekim Balajn, është hedhur në krahët e një tjetër personazhi të showbiz-it. Kështu të paktën bëjnë me dije mediat, të cilat kanë fokusuar në aeroportin e Stambollit, dyshen Elita-Gjiko.

Gazetarja bukuroshe është parë e shoqëruar nga reperi i ri, dorë për dore, teksa kalonin kontrollin e pasaportave. Me siguri duke menduar se atje nuk i njeh njeri, Elita dhe Gjiko janë kapur në momente intimiteti ndërsa mendohet se ccifti ka qenë duke u kthyer nga disa ditë pushimi së bashku.