• |
ide | kryesore

Partizani – Skënderbeu/ Çfarë thanë pas takimit trajnerët Starova dhe Agostineli

Arkiva, Sport
14885953_1136056026431597_2130430044_n-470x375.jpg



Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova foli në “Supersport” pas ndeshjes me Skënderbeun tw mbyllur nw barazim 0-0 ku u shfaq disi i mërzitur që ekipi i tij nuk arriti ta fitonte takimin sepse sipas tij u shfaq tepër superior ndaj Skënderbeut.

“Të luash gjatë gjithë kohës duke mbajtur në presion Skënderbeun nuk është e lehtë. Luajtëm gjatë gjithë lojës shumë lart, por superioriteti në pjesën e parë nuk mund të vazhdonte shumë gjatë sepse harxhuam shumë energji që krijuam rastet, ndërkohë Skënderbeu u lodh më pak sepse priste. Kartoni i kuq na penalizoi për vazhdimësinë e lojës, por kur mbetën dhe ata me 10, treguam që donim të fitonim.”

Përsa i përket tensionit të krijuat te tifozët e kuq Starova ka katë mendim.

“Nuk dua të fajësoj policinë, por po dënohen ekipet edhe për fyerje. Loja shëmtohet edhe kur ndërhyn qendra e zërit për të parandaluar fyerjet. Nuk mund të ndëshkohen këto veprime sepse kështu ndodh në gjithë botën.”

Ndërsa trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostineli, e ka cilësuar “të pranueshëm” barazimin e sotëm mes ekipit të tij dhe Partizanit.

“Mendoj se ata e filluan mirë ndeshjen, sidomos në pjesën e parë. Pastaj ne u paraqitëm mirë, me një lojë ndryshe dhe në pjesën e dytë u shfaqëm më mirë në fushë. Krijuam disa aksione që mund të na jepnin avantazhin. Por pastaj ndeshja mbaroi në minutën e 80, pasi pas atij momenti mendja ishte te ajo çfarë ndodhi dhe jo te loja jonë”.