• |
ide | kryesore

“De Biasi e mori një herë Latifin, për t’ia djegur Kosovës”

Arkiva, Sport
latifi_1478514025-1368780.jpg



Liridon Latifi, 22 vjeçari nga Prishtina që luan për Skënderbeun nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit. Pas ndeshjeve me Spanjën dhe Lihtenshtajnin ku Latifi ishte ftuar në Kombëtare, mediat e Kosovës ngrenë pikëpyetjen se ai u thirr vetëm një herë “për ta djegur” te Kosova. Një muaj pas ndeshjes me Spanjën, Latifi nuk gjendet në Kombëtare. Vetë De Biasi ka një përgjigje për mungesën e 22 vjeçarit.

“Latifi është e ardhmja e kësaj Kombëtareje. E ndjekim shumë atë dhe besoj se do të jetë i rëndësishëm në Kombëtaren tonë”, – tha shkurtimisht De Biasi kur u pyet pse nuk është ftuar sërish.